Pas zgjedhjes së kryetarit të Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Kosovë Bleron Hevziu, student në fakultetin e artit dega Aktrim,u zhvillua mbledhja e radhës Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Kosovë.
Për zgjedhjen e kryesisë së re nga 10 studentë të pranishëm, u zgjodhën Argjend Azizi si zv. Kryetar, Medina Hyseni si Sekretare e Unionit dhe Sumeja Veseli si Koordinatore.
Ky takim shënon fillimin e një periudhe të re për Unionin Studentor të Luginës së Preshevës në Kosovë, me qëllim për të shërbyer më mirë studentëve që studiojnë në Kosovë.
Prishtinë,
24.10.2023