Ka filluar të rikonstruohet rruga tranzitore Tërnoc-Gjilan

Ka filluar të rikonstruohet rruga tranzitore Tërnoc-Gjilan

Kanë filluar punimet në rekonstruimin e rrugës qarkore që lidhë Tërnocin me rrugën regjionale për Gjilan. Në këtë projekt janë të përfshira shtrirja e kanalizimit dhe rregullimi i trotuarëve përgjatë kësaj zone.

Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, ky projekt do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve, ngase këto punime po bëhen në zonën e sektorit 6 të zhvillimit ekonomik.

Punëkryes i rekonstruimit të kësaj rruge është kompania "Shera Beton", me vlerë prej 36.599.619,00 din me TVSh.