Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Nevzad Lutfiu:
Sot në ambasadën e SHBA-së, në Beograd u takuam me senatorin, z.Gary Peters.
Më poshtë po e paraqes fjalimin tim që kisha sot përballë senatorit.
Po ndjehem shumë i privilegjuar që sot kam rastin të bashkebisedojë me përfaqësuesit e një shteti që i takojnë anës së drejtë të botës, e për fatin e mirë të njerëzimit, sot ky shtet është superfuqi botërore.
Më lejoni t'ju njoftoj se, në krye të KNSH jam emëruar para pak ditëve dhe për mua është kënaqësi shumë e madhe që, takimi me përfaqësues të SHBA të jetë ndër takimet e para në krye të këtij institucioni.
-Pozita e kryetarit të Këshillit Nacional është detyra më e veshtirë, sepse përfaqëson shoqerinë më të diskriminuar ne rajon, është rast i vetëm në Europë dhe shumë i rallë në botë ku shteti e diskriminon nje pakicë vetem për shkak të përkatësië etnike.
Përshkak të kësaj gjendjeje, kemi një mungesë totale të perspektivës në Luginë.
Të rinjtë duke e parë këtë gjendje, kanë braktisur në mënyrë masovike vendin, ku edhe përkundër shkollimit të tyre, nuk kanë pasur mundësi që të integrohen nëpër institucionet që gjenden në Luginë të Preshevës.
Te rinjtë e Luginës që kanë studiuar në Kosove (e shumica prej tyre ka studiuar e vazhdojnë të studiojnë në Kosovë për shkak të afërsisë gjeografike), në Serbi nuk mund të punësohen, sepse nuk i njihen diplomat, pra e vetmja zgjidhje për ta është emigrimi (i detyruar).
Një fenomen tjetër i cili po zhvillohet në Serbi është ai i pasivizimit masiv të adresave të shqiptarëve të Luginës së Presheves.
Kemi edhe raporte ndërkombëtare që flasin për këtë fenomen i cili konsiderohet absolutisht shkelje e të drejtave të njeriut.
Janë vetem emrat tanë që na identifikojnë si shqiptarë në Serbi, të gjitha elementet e tjera të cilat dëshmojnë mbi përkatesinë etnike, janë inekzistente.
25.05.2023, Beograd