Rama në KiE: Raporti i Dick Martyt u financua nga Putini

Rama në KiE: Raporti i Dick Martyt u financua nga Putini

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot i është drejtuar Këshillit të Evropës. Përveç që ka kërkuar heqjen e raportit të Dick Martyt të vitit 2011, ai ka thënë se ky raport është i financuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e mbështetur në një raport të vitit 2011 të Këshillit të Evropës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit në KiE. Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u pritën si pikënisja e një fushate njollosjeje të Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011 i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga presidenti Putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovën, dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas, m’u duk sikur pash presidentin Zelensky të gjykuar 10 vjet më vonë nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi akuza absurde”, ka deklaruar Rama.