z.Arifi u takua me ambasadorin e OSBE-së z.Jan Brathu

z.Arifi u takua me ambasadorin e OSBE-së z.Jan Brathu

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Sapo zhvillova një takim me shefin e OSBE-së në Serbi Jan Brathu, të cilin fillimisht e falemnderova për angazhimin dhe kontributin e tij rreth regjistrimit të popullësisë. 

Diskutuam edhe mundësitë e daljes nga ngërrçi politik në Këshillin Kombëtar Shqiptar. E sigurova ambasadorin Brathu se Partia Demokratike do të jetë shumë konstruktive në zgjidhjen e këtij problemi dhe do të jetë bashkëpunuese deri në zgjidhje të këtij problemi. 

Gjithashtu, folëm edhe për implementimin e planit 7 pikësh, i cili ka stagnuar së realizuari nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Ambasadori Brathu shprehu gatishmërinë se do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për të zgjidhur çështjen në KNSh, por edhe rreth implementimit të planit 7 pikësh.