• E mërkurë / Apr-24 19:58
  • Kontakt

z.Mustafa: PDSH angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë nânë!

z.Mustafa: PDSH angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë nânë!

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Si gjithherë, kënaqësi e veçantë të pres në takim
kryetarin e Tiranës, mikun tonë Erion Veliaj, me të cilin, përtej temave të karakterit nacional, diskutuam edhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror.

Ai u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos ç'regjistrimin e tyre nga regjistri civil, në administratën e policisë lokale. Ndërkohë është arritur dakordim, që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, është bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës.
Më datë 06.07.2021 Kuvendi Komunal në Preshevë bie vendim që "Qytetar Nderi" ta shpallë z.Erion Veliaj, i cili me zemërgjerësinë e tij, në momente më të vështira ka qenë me zemër e shpirt me luginasit duke dhënë kontribut të jashzakonshëm, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e mbi të gjitha, si shqiptar me vlera kombëtare.

Kryetarin Veliaj, e falënderova për punën e tij të palodhshme, si avokues i rritjes së bashkëpunimit, Kosovë Lindore - Shqipëri dhe gardian i promovimit të këtyre raporteve. Partia Demokratike Shqiptare, angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë nânë!
#Together #ForABrighterFuture