Komuna e Bujanocit i'a ndanë klubeve sportive 8milion dinarë

KLUBEVE SPORTIVE IU NDAHEN 8.000.000,00 DINARË

Njoftohen përfaqësuesit e klubeve sportive në teritorin e komunës së Bujanocit, se kryetari i komunës ka kryer pagesat për të gjitha klubet përfituese nga konkursi i fundit i sportit për vitin 2022.

Për përkrahjen e sportit në komunë të Bujanocit janë ekzekutuar gjithsej 8.000.000,00 dinarë për këtë vit, dhe këto mjete nga sot gjenden në xhirollogaritë e klubeve sportive.