Fero arrin shifër të re klikimesh me “Gang Gang”

Nuk ka shumë kohë që ka hyrë në skenën muzikore.

Fero është shndërruar në mesin e artistëve më të komentuar aktualisht.

“Gang Gang” mban titullin kënga e fundit nga Fero, e cila tashmë ka shënuar një sukses të ri, ajo ka marrë 8 milionë klikime në kanalin YouTube.

Fero është shumë i komentuar edhe për deklaratat e tij, ndërsa një gjë që të bie në sy tek projektet e tij në YouTube është edhe numri i “unlike” që ka marrë.

Tek “Gang Gang” Fero ka 29 mijë “unlike”, ndërsa 47 mijë pëlqime.