Dizejneri i famshëm francez i cili ka krijuar veshjet për Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy u shua në moshën 91 vjeçare.
Me dhimbje të thellë, lajmin e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP, partneri i tij Philippe Venet.
“Me hidhërim të thellë ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka vdekur,” tha ai.
Nipërit, mbesat dhe fëmijët e dizejnerit ndajnë dhimbjen me Venet, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ai.