Dua Lipa zbulon një sekret, numri i dhëmbëve që posedon është mbi normalen

Dua Lipa vazhdon të jetë në mesin e vajzave më të pëlqyera aktualisht.

Javët e fundit ka qenë e angazhuar në turneun e Bruno Mars që u mbajt në Australi.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke zbuluar një sekret të saj lidhur me dhëmbët.

“Vajzat e juaja janë bekuar me 33 dhëmbë. Unë gjithmonë kam qenë “tejkaluese”, ka shkruar ajo, duke nënkuptuar se numri i dhëmbëve të saj është më i madh sesa tek të tjerët.

“IDGAF” titullohet kënga e fundit nga këngëtarja, projekt që po pritet shumë mirë nga publiku.