Së fundi, aplikacioni social i krijuar në Kinë, WeChat, arriti të kap shifrën e 1miliardë përdoruesve,e cila njëherësh është edhe aplikacioni kinez më i përdoruri, që vjen në garë me Whatsapp, Viber, Skype dhe rrjetet e tjera komunikuese perëndimore.
WeChat, sipas CEO-s Pony Ma, ka marrë një përdorim masiv pasi është shumë praktik dhe njerëzit e përdorin për gjëra të ndryshme, si thirrje, chat, blerje me porosi, rrjet social, etj.
Sipas Ma, statistikisht që nga shtatori i kaluar, ky aplikacion është rritur për çdo muaj nga 15%, si pasojë edhe e marketingut të mirë të bërë.
Mathew Brennan thotë se “përdorimi masiv i WeChat vjen kryesisht nga vende jashtë Kinës, si Azia juglindore, Evropë dhe SHBA”.
Me këto hapa, WeChat do prekë edhe shifrat e Facebook, e cila aktualisht raportohet të ketë rreth 1.3 miliardë përdorues çdo muaj, ndonëse ekspertët mendojnë se rreziku nga cenzura shtetërore mund të ulë ritmin e përdorimint.