Mediat ruse për herë të parë pranojnë humbjet: Gati 10 mijë ushtarë rusë të vdekur në Ukrainë, mbi 16 mijë të plagosur

Mediat ruse për herë të parë pranojnë humbjet: Gati 10 mijë ushtarë rusë të vdekur në Ukrainë, mbi 16 mijë të plagosur

Mediat ruse kanë filluar të pranojnë bilancin dramatik, edhe pse mungon një zyrtarizim nga Kremlini, si dhe leja e Moskës për të përhapur një lajm të tillë.

Një nga mediat më të afërta të Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, për disa orë mbajti  një artikull ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”.

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ia zyrtar që ende flet për “vetëm” 498 viktima nder ushtarakëve.

Bilanci i luftës, Pentagoni: Rusia ka humbur një të pestën e forcës së saj
Bilanci u komentua menjëherë nga shumë analistë, pasi u zbulua pothuajse rastësisht nga korrespondenti i Wall Street Journal Yaroslav Trofimov, që e shpërndau edhe në rrjetet sociale.

Një rrjedhje informacioni kjo, që nuk i ka pëlqyer autoriteteve ruse, aq sa artikulli u ndryshua 24 orë më vonë, duke prerë pjesën ku citoheshin shifrat