Zyrtare: Jep dorëheqje drejtori i Barcelonës, thuhet se nuk pajtohet për marrëveshjen me ‘Spotify’

Zyrtare: Jep dorëheqje drejtori i Barcelonës, thuhet se nuk pajtohet për marrëveshjen me ‘Spotify’

Ferran Reverter ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të Barcelonës.

Reverter i ka paraqitur kërkesën për dorëheqje presidentit Joan Laporta, ku ka pasur edhe një arsyetim.

Sipas njoftimit zyrtar, Reverter jep dorëheqjen për arsye personale dhe familjare.

Megjithatë, mediat tashmë kanë filluar të raportojnë për një anë tjetër të medaljes.

LaVanguardia shkruan se Reverter ka dhënë dorëheqje për shkak të marrëveshjes së Barcelonës me Spotify.

Barca pritet të zyrtarizojë marrëveshjen me sponsorin e ri Spotify, ku do të përfitojë 280 milionë euro për tri sezonet e ardhshme.

Spotify do të jetë sponsor në fanella dhe fiton të drejtat e emërimit të Camp Nou.