I quajtur si “Çatia e Tokës” për shkak të rrafshnaltës Tibetiane, Tibeti ka lartësi të mëdha të cilat pamundësojnë që avionët të fluturojnë sigurt mbi hapësirën ajrore.
Edhe pse avionët teknikisht mund të fluturojnë mbi këtë hapësirë, janë protokollet e sigurisë ato që pamundësojnë një gjë të tillë.
Kjo për shkak se në rast të humbjes së presionit në kabinë, shumica e avionëve ofrojnë oksigjen për përudha deri në 20 minuta, gjatë kësaj kohe ata duhet që avionin ta ulin në lartësi prej 3000 metra.
Kjo lartësi është pothuajse e pamundur në Tibet pasi që lartësitë e tokës ngrihen mbi 3000 metra që në këtë rast do të shkaktonte përplasje.