Ylli i muzikës shqipe Nexhije Pagarusha uron gratë: Mos lejoni këdo që vjen tek ju të jetë i palumtur

Nëpërmjet llofarisë së saj në Facebook, ylli i muzikës shqipe ka zgjedhur t'i urojë gratë me rastin e 8 marsit.

Ajo ka zgjedhur një buqetë me lule përkrah së cilës ka zgjedhur fjalët më të bukura për gjininë e bukur, gruan.

Nexhmije Pagarusha brenda urimit të saj ka shkëputur një citat shumë domethënës të Nënë Terezës.

”Me rastin e festës së 8 Marsit ,Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ju uroj të gjitha vajzave dhe grave lumturi, sukses dhe shëndet, e mbi të gjitha dashuri.

“Shpërndani dashuri ngado qe shkoni. Mos lejoni këdo qe vi tek ju, të jetë i palumtur”- Nënë Tereza”, ka shkruar ajo.

Bilbili i këngës i ka ftuar ndjekësit ta dëgjojnë njërën nga këngët e saj me titull ‘Një lule’.