• E mërkurë / May-08 22:41
  • Kontakt

Nëna e Rita Orës thotë se ditët në Kosovë janë të mira dhe produktive për të

Nëna e Rita Orës thotë se ditët në Kosovë janë të mira dhe produktive për të

Vera ka postuar disa foto ku shihet mjaft tërheqëse.

Nëna e Rita Orës merr vëmendjen e ndjekësve mjaft shumë me paraqitjen në rrjete sociale.

Ajo ndan imazhe dhe video të ndryshme si nga karriera profesionale duke ndihmuar ndjekësit me mesazhe ndërgjegjësimi por edhe jo rrallë herë vjen nga përditshmëria.

Ajo dhe bashkëshorti i saj së fundi erdhën në Kosovë për vizitë dhe sipas publikimeve në rrjete sociale duket se po kalojnë kohë të bukur në vend.

Së fundi ishte Vera ajo e cila postoi disa fotografi të bukura e plot stil në Instagramin zyrtar ku u shfaq me një veshje ngjyrë rozë duke pozuar për kamerën.

Ajo u shpreh se dita e saj në Kosovë ishte një ‘ditë e mirë dhe mjaft produktive’, kështu duke treguar se ajo edhe është duke punuar drejt diçkaje këtu në vend.