Kastro Zizo kujton i përlotur nënën e ndjerë: Tani kur s’je më, më fal!

Kantautori Kastro Zizo me dhimbje të thellë ka ndarë me ndjekësit disa fjalë dedikuar nënës së ndjerë.

Ai, ka zgjedhur llogarinë Instagram pë ta kujtuar më të shtrenjtën nënë mungesa e së cilës po e prek në palcë.

Duke qenë se nuk është bërë djali që nëna  e tij do të donte, Kastro i ka kërkuar asaj falje, sot kur nuk gjendet më në mesin e ngrohtësisë familjare.

‘’ Nuk mundesha të shkruaja 2 fjalë për ty nënë…kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe që kam nga mungesa jote më bën të ndihem i huaj dhe i vogël ndaj kësaj që e quajm jetë. Dje do ishe 60 vjeç…dhe ti kurr si “kape”! Ndoshta nga mirësia dhe pastërtia e madhe që kishe në shpirt, ndoshta nga përkujdesia që kishe ndaj meje, motrës, babit dhe gjithë nipit e mbesave të tua ti ike shpejt, se shpejt të kërkonin aty ku je. Me lot në sy të kujtoj çdo ditë dhe ky djali i “fort” lëngon si të ishte fëmijë mungesen tënde. Mbase sdo bëhem ai që doje…por në çdo sekondë do të mbaj në shpirt. Më mungon shumë mam. Dhe dy fjalë ti thashë… Tani, kur sje më! Më fal’’, ishin fjalët e Zizos të përcjellura me lot.