Interesim i jashtëzakonshëm për turneun e Ritës në Evropë

Rita Ora është këngëtarja me prejardhje nga Kosova, që ka arritur famë ndërkombëtare.

Ajo po vazhdon të korrë suksese në botë, e së fundi ka hapur edhe bisnesin e saj të veshjeve.

Mbrëmë këngëtarja ka qenë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, event në të cilin u shfaq mahnitëse me fustanin e kuq.

Ndërsa, disa minuta më parë ajo ka publikuar datat e turneut të saj nëpër disa shtete të Evopës, ku pothuajse të gjitha biletat tashmë janë shitur, e kësaj i është gëzuar jashtë mase këngëtarja.

Kujtojmë që projekti i fudit nga Rita është “For You”, këngë kjo të cilën e solli në duet me Liam Payne.