Leonora Jakupi: Ditët e lavdisë!

Leonora Jakupi është këngëtare e cila vjen nga rajoni i Drenicës.

Nga ku kanë rënë për liri heroi legjendar Adem Jashari dhe familja e tij.

Sot në këtë jubile, pra kur shënohet 20 vjetori i rënies heroike të Jasharajve, nuk kishte si të mungonte një mesazh nga Leonora Jakupi.

“Ditet e lavdisë 5, 6, 7 mars Epopeja e UÇK-së”, ka shkruar ajo mbi një portret të Adem Jasharit, kurse në një tjetër ka publikuar librin “Adem Jashari”, i shkruar nga Ilir Shaqiri.

Ky i fundit, këto ditë bashkë me djalin Korabin i kanë dedikuar një këngë fëmijëve të familjes Jashari.