Këto ditë, ajo kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të lansohet linja e veshjeve të dizejnuara nga vetë ajo, shkruan lajmi.net.
Tashmë koleksioni ka dalur në treg dhe Rita e ka konfirmuar këtë edhe përmes rrjeteve sociale.
Rita hyn në mesin e artisteve që i është futur botës së biznesit, duke hapur një të tillë personal, e që padyshim se është shumë fitimprurës.
“Dyqani im i ri më në fund është hapur!”, shkroi ajo ndër të tjera në Instagram, duke sjellë disa fotografi të veshjeve që përmban ajo linjë.
Kujtojmë që më 17 shkurt, këngëtarja ka dhënë performancë madhështore në qendër të Prishtinës.