Këngëtarja e hitit "All I want for Christmas is you", Mariah Carey pas jetesës luksoze në vilën në Coldwater Canyon ku paguante 100 mijë dollarë, ka vendosur t'i ulë pak shpenzimet.
Këngëtarja aktualisht po jeton në një shtëpi më të lirë me qira, për të cilën paguan 35 mijë dollarë në muaj.
Shtëpia ndodhet në Beverly Hills, ka 8 dhoma gjumi, 4 tualete dhe është arreduar me stil mesdhetar dhe minimalist, me ngjyra neutral, me pishinë dhe me një tarracë me pamje fantastike.
Ndonëse është një nga këngëtaret më të pasura dhe vetëm me këngën “All I want for Christmas” fiton 425 mijë dollarë çdo vit, sërish Mariah e ka “shtrënguar dorën” këtë herë dhe ka hequr dorë nga luksi duke u zhvendosur në këtë shtëpi.