Gattuso barazon rekordin e Ancelottit në Milan

Milan ka zhvilluar 6 ndeshje pa pranuar gol.

Gennaro Gattuso ka barazuar një rekord të Carlo Ancelottit, si trajner i Milanit.

Opta Paolo ka njoftuar se për herë të parë nga tetori i vitit 2006, “Rossonerët” kanë zhvilluar 6 ndeshje pa pranuar gol.

Milan luajti pa gola në dy ndeshjet me Lazion në Coppa Italia duke siguruar kualifikimin në finalen e Coppa Italia nëpërmjet penalltive.