Shqiptarët pushtojnë MTV Europe Music Awards

MTV Europe Music Awards sivjet do të moderohet nga këngëtarja kosovare...

MTV Europe Music Awards sivjet do të moderohet nga këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, nërsa në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe tre shqiptarë të tjerë.

Rita Ora, përpos moderimit të kesaj ceremonie që zhvillohet më 12 nëntor në Londër, është e nominuar nëtë njëjtën kategori me bashkëvendësen e  saj Dua Lipa "Best Look". Ndërsa Dua Lipa, është nominuar edhe në kategorinë "Best New Artist". Rita Ora e Dua Lipa ishin emrat e parë shqiptarë që dolën të jenë të nominuar në MTV EMA Awards, por pas disa ditësh u publikuan edhe emrat e dy këngëtarëve të tjerë e që ishin Ermal Meta dhe Shkëlzen Kastrati-Xen.