• E mërkurë / Aug-21 01:28
  • Kontakt

Vijon telenovela Justin-Selena-The Weeknd, këngëtarja hedhë një tjetër hap që se prisnim

The Weeknd e ka pasur shumë të vështirë që të bëjë "unfollow" Selenën

Prej disa kohësh ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për ndarjen me The Weeknd dhe ribashkimin me Justin Bieber.  Ndonëse është raportuar se Selena është ndarë  përfundimisht nga The Weeknd,  sërish na ka mbetur një fije dyshimi, jo vetëm për faktin që ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjë. Bukuroshja është parë të shëtiste me xhaketën e këngëtarit kanadez, e ndërsa jo më larg se dje ajo ka pëlqyer një foto të The Weeknd në instagram.

Këngëtari publikoi një foto ku uronte për ditëlindje mikut të tij French Montana. Mes njerëzve të shumtë që kishin pëlqyer foton ishte edhe Selena Gomez, që tregon se dy këngëtarët janë ennde miq në rrjetet sociale. The Weeknd nuk ndjek më në instagram mamanë, miken e ngushtë dhe asistenten e Selenës, por duket se e ka pasur shumë të vështirë që të bëjë "unfollow" vetë këngëtaren.