Geta Beqa doktoron në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Mal të Zi

Geta Beqa doktoron në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Mal të Zi

Atletja dhe kampionia botërore e Fitnessit, Geta Beqa, ka mbrojtur temën e doktoratës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi duke e ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Derisa ka ndarë këtë lajm të rëndësishëm ajo thotë se tashmë është e plotësuar në të gjitha aspektet.

“Sot me datë 05.04.2021, kam përfunduar studimet e doktoraturës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Malit të Zi dhe e kam kurorëzuar me mbrojtjen e Disertacionit me sukses”.

Tutje shton: “Të dashurit e mi dua ta ndaj me ju këtë ditë shumë të rëndësishme për jetën time dhe jam shumë e lumtur dhe e plotësuar në të gjitha aspektet. Falënderoj familjen time për mbështetje, mentorin tim dhe të gjithë kolegët e mi”.

Ndryshe, Geta Beqa deri më tani ka arritur suksese të mëdha, më parë është shpallur kampione botërore në World Well Fitnesse po ashtu edhe në Victory Overall Wellness in the World.

Theksojmë se, edhe pas marrjes së çmimeve ajo vazhdon të qëndroi në formë me aktivitete të ndryshme fizike.