BimBimma: Kultura e një populli shihet te mënyra si i trajtojmë kafshët

BimBimma: Kultura e një populli shihet te mënyra si i trajtojmë kafshët

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, po mbështet protestën e organizuar në Tiranë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Ai nëpërmjet disa fotografive të publikuara në InstaStory, ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e kafshëve, ndërsa ka denoncuar rastet e keqtrajtimit të tyre.

Në një fotografi të posterit marshues të ndarë me ndjekësit në InstaStory, BimBimma shkruan se kultura e një populli vërehet te mënyra se si i trajtojnë kafshët.

“Kultura e një populli shihet te mënyra qysh i trajtojnë kafshët”, ka shkruar ai.


Tutje, reperi cek se ekzistenca e jetëve të kujtdo qoftë, nuk është diçka që njeriu duhet ta përcaktojë.

“Asnjë krijese nuk i duhet leje nga ne për të jetuar”, ka shkruar reperi në postimin e tijë.

Ndërkohë një iniciative të tillë i janë bashkuar emra të shumtë nga fusha e artit, ndër to edhe këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima.