Fero për lajmin se do të bëhet prind: Unë moti jam ‘baba’

Fero për lajmin se do të bëhet prind: Unë moti jam ‘baba’

Lajmi për shtatzëninë e Arbenita Ismajlit ka bërë bujë të madhe në faqet rozë dhe tashmë është konfirmuar nga vet protagonistja. Modelja e njohur gjatë të martës i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale duke vënë në pah barkun e rritur. Ajo ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, ashtu që bukuroshja dhe Fero do të bëhen prindër për herë të parë.

Reperi ka bërë një postim në stilin e tij në rrjetet sociale lidhur me lajmet “Fero do të bëhet baba”.


“Media më keni ofenduar. ‘Fero do të bëhet baba?’. Unë moti jam ‘Baba’”, është postimi i tij në InstaStory duke iu referuar pohimeve të shpeshta të reperëve me një qasje të këtillë në vetën e parë.