Koncerti madhështor i Dua Lipës në Emiratet Arabe (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa pas triumfit në "Brit Awards", udhëtoi në një tjetër destinacion.

Bëhet fjalë për Emiratet Arabe, ku këngëtarja ka numër të pafund fansash.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Dua ka publikuar disa imazhe nga një koncert që mbajti atje e që shihen mijëra persona që kishin shkuar ta dëgjonin atë.

Përveç angazhimeve në profesion, këngëtarja atje po gjen kohë edhe për tu relaksuar, ku gjatë ditës së djeshme vizitoi edhe xhaminë e famshme “Sheikh Zayed”.

Kujtojmë që Dua Lipa vjen në Kosovë më 10 gusht të këtij viti ku do të mbajë koncert në Prishtinë.