Një tjetër këngë e re paralajmërohet nga 2 Ton

Një tjetër këngë e re paralajmërohet nga 2 Ton

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, duket se ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Kjo ka lënë të kuptohet në bazë të një postimi që ka ndarë me fansat në rrjete sociale.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, artisti shqiptar bën të ditur se brenda një kohe të shkurtër do të sjellë këngën e re.

“10 ditë”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë ndërsa në një tjetër postim bëri kureshtarë fansat për një bashkëpunim pasi shkroi, “Qëllojani kush?”.

Sidoqoftë, presim në vazhdim të shohim se çfarë ka përgatitur për publikun reperi 31 vjeçar.

Të fundit projekt të titulluar “Gota”, 2 Ton e lansoi në fillim të muajit dhjetor.

Kënga për vetëm një muaj mblodhi mbi tetë milionë klikime në YouTube.