• E mërkurë / Aug-21 01:49
  • Kontakt

Çfarë do të sjellë Miriam Cani dhe Ajola Xoxa për pak ditë?

Miriam Cani dhe Ajola Xoxa janë shumë pranë publikimit të bashkëpunimit të tyre.

Miriam Cani dhe Ajola Xoxa janë shumë pranë publikimit të bashkëpunimit të tyre. Ishte Miriam e cila e njoftoi këtë projekt, teksa ishte e ftuar te “Rudina”, dhe sot ka qënë pikërisht Ajola ajo që e ka publikuar.

‘Po pres me padurim që të gjithë të shohin këtë. Projekt i ri me Miriam Canin. Më në fund jetesova qiellin e natës plot me yje shumëngjyresh që kam patur gjithmonë në ëndërr”, shkruan Ajola në Instagram.

Kënga në fakt është një bashkëpunim mes Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, ndërsa Ajola është regjisorja e klipit që të gjithë mezor po e presin.  Kënga titullohet “Meteor”, dhe do të publikohet e plotë më 20 nëntor.