Adelina Thaçi po rikthehet fuqishëm me album ''live'' dhe koncert solistik

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Thaçi, pas një pauze larg skenës po rikthehet fuqishëm me diçka të bukur.

Ajo ka zgjedhur befasinë më të ëmbël për fansat dhe do ta sjell një album me këngë të vjetra qytetare të cilat do t’i këndoj ‘live’ me shumë profesionalizëm pasi si e tillë është vlerësuar nga kritikët.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja e cila ka zbuluar gjithashtu se pas publikimit të këtij albumi do të vijë me një koncert solistik ‘live’.

‘’Po punoj për disa kangë të muzikës ndër vite, dhe koncertin tim solistik. Dmth kangët e vjetra të cilat kanë lanë gjurmë në muzikën tonë do ti ri-sjelli. Albumi do të jetë me disa kangë, mandej do të bëhet dhe koncerti im solistik ‘live’’, ka thënë Adelina.

Adelina Thaçi, njëra ndër këngëtaret më të profesionalizuara në këtë fushë po punon edhe me Ansamblin Zanat sa u përket disa festivale ku do të promovohet muzika shqipe.

Ndërsa edhe projektet muzikore të realizuara me klip janë në planet e afërta të këngëtares por fillimisht është duke u përkushtuar detajisht sa u përket ngjarjeve të lartëpërmendura.

Gjersa ende nuk është definuar data dhe ora e koncertit madhor dhe publimimit të albumit ‘live’ fansave të shumtë të muzikës së mirëfilltë dhe vetë këngëtares Adelina Thaçi u mbetet t’i shijojnë këngët e vjetra të saj të cilat qëndojnë të pavdekshme.

Adelina Thaçi është e martuar me deputetin nga radhët e LDK-së, Bardhyl Metën me të cilin i ka dy vajza dhe bashkë e përbëjnë një familje shumë të lumtur.

E një grua aq e përkushtuar në familjen, një artiste e kompletuar si Adelina mund të jetë shembulli më i mirë i çdo femre.

Me leje të këngëtares për publikimin e fotografive, lajmi.net ju prezanton me vajzat e çiftit.