Katy Perry rikthen stilin e vitit 2017, bëhet zeshkane me balluke

Katy Perry rikthen stilin e vitit 2017, bëhet zeshkane me balluke

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, javë më parë u bë nënë për herë të parë.

Pasi mori veten nga lindja, bukuroshja ka filluar të eksperimentojë me paraqitjen e saj, shkruan Daily Mail.

36-vjeçarja ka zgjedhur të sjellë sërish stilin e vitit 2017, ku shfaqej me flokë të zeza.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa bën të ditur rikthimin e saj në “American Idol”.

Fotografitë atraktive ajo i ka shkrepur duke marrë poza interesante para kamerës, derisa në dorë mbante doreza të zeza.

Krijuesja e hitit “The Teenage Dream” mori vëmendje të madhe të fansave, të cilët e komentuan pozitivisht paraqitjen e radhës.