Mbaron ‘Brit Awards’, Dua Lipa fitoi dy çmime të rëndësishme

Sontë në Londër është mbajtur eventi prestigjioz i muzikës ‘Brit Awards’.

Ky event ka qenë i veçantë sonte për shkak të pjesëmarrjes së dy këngëtareve me famë botërore por që janë me prejardhje shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dua ka qenë e nominuar në pesë kategori, dy prej të cilave i fitoi, atë si ‘Artistja më e mirë femër’ dhe ‘Artistja me përparimin më të shpejtë në Britani’.

Kurse, Rita Ora nuk u nominua në asnjë kategori pasi këngët e saj u publikuan pasi u zyrtarizuan kategoritë me emrat përkatës.

Sido që të jetë, Rita u bë pjesë e ‘BA’ përmes përformancës së mrekulleshme.

Më poshtë keni edhe emrat dhe kategoritë e plota me nominime dhe emrat e fituesëve.