Në orët e vona, Beatrix Ramosaj sjell poza atraktive nga Tirana

Në orët e vona, Beatrix Ramosaj sjell poza atraktive nga Tirana

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë vëmendjen me pozat provokuese.

Disa të tilla, bukuroshja Ramosaj i publikoi për fansat në orët e vona të së enjtes, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë.

Ajo ka pozuar në Tiranë, teksa ka ngacmuar fansat kur në disa prej pozave është shfaqur duke mbajtur gjoksin me duar.

“Zoti është grua”, shkroi Beatrix në mbishkrimin e fotografive, referuar kështu këngës së famshme “God is a women” të artistes Ariana Grande.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit përbri këtyre fotografive nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.