Flamuri do të valojë nesër në Bujanoc por shkaku i pandemisë nuk ka manifestim

Nesër anekënd ku janë shqiptarët shënohet „Dita e Flamurit“.

Ngjashëm do të jetë edhe në Bujanoc dhe në përgjithësi në Luginë.

Mirëpo për shkak të pandemisë dhe situatës së jashtëzakonshme nuk do të ketë manifestim si në të kaluarën, njoftoi faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook.

Duke i uruar qytetarët shqiptarë për festën, nga ky institucion kanë njoftuar se flamuri kombëtar do të vendoset në godinën e komunës sikurse herave tjera.

Edhe nga Këshilli Kombëtar kanë njoftuar se do të vendoset simboli kombëtar.

Ndërkohë, edhe subjektet politike, udhëheqësit e tyre, krerët e institucioneve, figurat nga jeta publike, etj, kanë nisur me urimet për 28 nëntorin.