Zëdhënësi i PDK-së: Mitrovica me Agim Bahtirin është bërë objekt tallje, Podujeva mos ta bëjë këtë gabim me Bulliqin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka folur rreth zgjedhjeve të së dielës në Podujevë.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook të kryetarit të komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës nga VV, Shpejtim Bulliqi.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje njërin prej këtyre dyve e ka bërë kryetar komune, dhe për katër vjet Mitrovica është bërë objekt tallje”, shkruan Bytyçi, njofton Insajderi.

Më pas statusi i tij vazhdon me një mesazh për qytetin e Podujevës.

“Qytetarët e Podujevës meritojnë më mirë”, shkruan ai.