Gold AG sonte lanson këngën e re “Prej Shqipnie”

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se sot (e enjte) publikon një nga projektet e reja muzikore.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Në imazh, artisti shqiptar shfaqet përkrah aktorit Çun Lajçi, i cili duket të jetë protagonist i klipit të ri.

“Prej Shqipnie, sonte në ora 18:00”, ka shkruar ai.

Reagimet ndërkaq në hapësirën për komente ishin të ndryshe dhe kjo mezi po pritet nga fansat e 34 vjeçarit.