A kishte një lidhje mes Kate Hudson dhe Brad Pitt?

A ju kujtohen të gjitha muhabetet se Kate Hudson kishte pasur një “aventurë” me Brad Pitt, në kohën

A ju kujtohen të gjitha muhabetet se Kate Hudson kishte pasur një “aventurë” me Brad Pitt, në kohën kur ky i fundit ishte divorcuar?

Por a ishte kjo e vërtetë?

“Kjo ishte thashethemja më e pabesushme, më e çmendur e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur asgjë të vërtetë në këtë muhabet”, ka thënë aktorja në “Watch What Happens Live”.

“Në fakt, nëse flas të vërtetën, unë nuk e kam takuar atë tash e katër vjet”, ka thënë tutje Hudson.

Por aktorja e njohur e ka pranuar se ky thashethem i “pëlqente”.

“Më pëlqente kur e dëgjoja. Thosha me vete “Në rregull, do të bëhemi me binjakë”, ka thënë me humor ajo.

Aktorja është në lidhje me Danny Fujikawa, kitaristin dhe bashkëthemeluesin e produksionit Lightwave Records.

Por, në këtë emision ku aktorja ishte e ftuar, pati edhe një pyetje nga një dëgjues, që duket se nuk i pëlqeu edhe aq shumë.

Dëgjuesi e ngacmoi duke i thënë se a ka ajo një rregull që e bën që të lidhet vetëm me yje të muzikës rock.

“Kjo është një pyetje idiote. Jo, unë kam qenë në lidhje vetëm me dy yje të rokut, thjesht ka rastisur të kem fëmijë me ta”, ka thënë Hudson duke iu referuar ish-bashkëshortit, Chris Robinson dhe ish të fejuarit, Matthew Bellamy.