Vdes skenaristi i famshëm amerikan, William Blinn

Vdes skenaristi i famshëm amerikan, William Blinn

William Blinn, skenaristi prapa filmave televizivë jashtëzakonisht të njohur si “Brian’S Song”, “Roots”, si dhe filmit “Purple Rain” me protagonist Princin, vdiq në moshën 83 vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Burbank, Kaliforni, sipas një njoftimi të bërë nga vajza e tij, Anneliese Johnson.

Blinn kishte fituar një çmim ‘Emmy’ për “Brian’s Song”, duke u cilësuar si një nga filmat më të shikuar të asaj kohe.

I njëjti po ashtu është i njohur për punën e tij në “Roots” dhe për shumë filma të tjerë.

Blinn ishte modest për arritjet dhe vlerësimet që mori, sipas vajzës së tij, me një jetë të lumtur që ai i dha edhe familjes së tij.

Ai vazhdoi krijimin dhe prodhimin e shfaqjeve televizive mes tyre; “Starsky & Hutch”, “Rookies” dhe “Pensacola: Wings of Gold”, në një karrierë që zgjati pesë dekada.

William dhe Albert Magnoli ndërkohë shkruajtën së bashku “Purple Rain” në vitin 1984.

Skenaristi i mirënjohur përveç vajzës ka lënë pas vetes edhe një djalë të quajtur, Chris.