z.Mustafa: ''Kundër dehumanizmit, kudo e gjithkund''

z.Mustafa: ''Kundër dehumanizmit, kudo e gjithkund''

Postimi i plotë në facebook i kryetarit të KKSH-së z.Ragmi Mustafa:

Dje mora pjesë në hapje të festivalit “Mirëdita, dobar dan” nën organizimin e "Iniciativës Qytetare" në bashkëpunim me organizatën "Integra" nga Prishtina dhe "Nismën e të rinjve për drejtat e njeriut" në Qendrën për dekontaminim kulturorë në Beograd.

Një nga aktivitetet më domethënës nën masat të rrepta të sigurisë është pikëtakimi i dialogut, kulturës, tolerancës e mirëkuptimit të ndërsjellë mes artistëve, gazetarëve, aktivistëve që refuzojnë e kundërshtojnë diskursin fashist.

Inkurajimi për procesin e ballafaqimit me të kaluarën, angazhimi për të vërtetën, drejtësinë, përgjegjësinë, barazinë, lirinë, demokracinë dhe paqen duhet shtrijë hapësirë bashkëpunimi kundër dehumanizimit të shoqërisë, kudo e gjithkund.

Serbia shtetërore si ajo e djeshme në Parlamentin Republikan, është e kundërta e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.