Tri skuadra angleze kërkojnë Asension

Marco Asensio mund të jetë emri më i përfolur në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori spanjoll që javën e fundit ka shkëlqyer në fanellën e Real Madridit, ka ngjallë interesim të madh nga skuadrat anglezet.

Sipas medies spanjolle ‘Diaro Sport’, për Asension interesim kanë shprehur tri skuadra të njohura të Premierligës.

Bëhet fjalë për Chelsea, Arsenalin dhe Liverpoolin.

Të tri këto skuadra po duan të shfrytëzojnë situatën e Asensios te Reali, që nuk po arrin të ketë minutazh të plot nga trajneri Zinedine Zidane.

Por, forma e shfaqur në dy ndeshjet e fundit nga Asensio, mund t’i bëjë që t’i ndryshohet mendja trajnerit francez.

Asensio ka shkëlqyer në fitoren e Realit ndaj PSG-së me dy asistime, ndërsa një natë më parë realizoi dy herë në fitoren 3:5 të ‘Los Blancos’ në fushën e Real Betis.