• E mërkurë / Jun-03 15:34
  • Kontakt

The Weeknd po kërkon t’i rikthehet Bella Hadidit

The Weeknd javë më parë është ndarë prej të dashurës disa mujore, Selena Gomez.

Kjo e fundit tashmë i është rikthyer ish të dashurit, Justin Bieber, i cili ka arritur ta bind sërish këngëtaren se vetëm ai i duhuri për Gomezin.

Se nuk do të funksionojë lidhja mes Selenës dhe reperit amerikan, e kishte paralajmëruar edhe Bella Hadid.

Kohë më parë ajo është shprehur se kjo marrëdhënie ishte thjeshtë një kurth i Selenës për të shtënë sërish në dorë Justin Bieber.

E kjo doli të jetë e vërtetë pasi që tashmë, The Weeknd po lëviz të gjithë gurët e mundshëm vetëm që të takohet me modelen e famshme.

Por, duket se 27-vjeçari nuk i ecë fati pasi që modelja palestineze e ka lënë pas lidhjen me The Weeknd duke e refuzuar ndonjë kontakt të mundshëm.

Ndryshe, sot u raportua se bukuroshja kishte refuzuar edhe një takim romantik me aktorin Leonardo DiCaprion, megjithëse kanë bërë shkëmbimin e numrave të telefonit.