Ardian Bujupi publikon këngën e re “Juliet”

Ardian Bujupi publikon këngën e re “Juliet”

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Juliet” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit RnB në sensin e baladës.

Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Ardiani.

“Juliet” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani,

Në klipin e këngës, Ardiani shfaqet mjaft me stil, duke mos i zhgënjyer sërish fansat me paraqitjen e tij,

Ai është shumë aktiv në industrinë e muzikës, duke publikuar këngë të shumta për tregun vendor dhe gjerman, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.