Hoxhë Nexhmedin Ademi me mesazh emocional për bashkfshatarin e tij i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotshme

Hoxhë Nexhmedin Ademi me mesazh emocional për bashkfshatarin e tij i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotshme

Hoxha i fshatit Corroticë Nexhmedin ef. Ademi kujton bashkfshatarin e tij i cili ndërrou jetë gjatë ditë së sotshme me anë të një postimi emocional në facebook

Postimi i plotë i hoxhës Nexhmedin ef.Ademi:

Ishte mesazhi i fundit që shkëmbyem me njëri tjetrin. U lutëm te Zoti i Madhëruar për shëndetin tuaj. Na mbante shpresa se do të takoheshim rishtazi.
Shpesh të thoja se dua të shikoj disa gjëra pak më ndryshe tek Ju. Nuk e harroj buzëqeshjen tuaj duke m'u përgjigjur ëmbël: "... e di që hoxha mendon vetëm më të mirën pë mua".
Lajmi për vdekjen tuaj i shuan shpresat edhe për një takim tjetër. Sigurisht se kujtesa për nderin, respektin, zemërgjerësinë, mikëpritjen bujare që e shfaqët me aqë bardhësi do të na bëjë të të kujtojmë gjatë. Në këto momente lutjet tona të gjitha janë për shpirtin tuaj drejtuar Allahut të Lartësuar nga thellësia e zemrave tona që të fitoni mëshirën e Tijë.
Xhennetet e Allahut të Lartësuar qofshin vendbanimet tuaja në botën e amshueshme.
Në shenjë kujtimi po e postoj mesazhin e fundit ku komunikuam me të ndjerin:
"Aga Shefik uroj te jesh sa më mirë.
Te dëshiroj shëndet dhe gjithë të mirat.
Shpesh po i kujtoj do biseda të mira e momente të bukura qe i kemi kaluar. Bujaria dhe zemergjerësia jote nuk do te harrohen kurrë. Ishin momente të ndejave të bukura me rahmetliun të ndjerin, njeriun shpirtëmirë, me mendje të ndriçuar, agën Qani dhe të tjerët.
Shumë selam nga një mik që nuk të harron kurrë.
Inshalla se shpejti do te shihemi prap".