Rezarta ndau një fotografi pranë bashkëshortit.
Rezarta Shkurta është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat kohë pas kohe ndan imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet në veturë duke pranuar puthje nga bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha.
“Por, së pari më lejo të bëj një selfie!”, ka shkruar ajo sipër imazhit, ku shfaqet e veshur tejet elegante.
Kujtojmë se Rezarta së fundi ishte komentuar për linjat trupore, në fotografitë që i kishte publikuar gjatë pushimeve.