Tayna fotografohet nga studioja muzikore: Aty ku keni dëshirë të më shihni

Tayna fotografohet nga studioja muzikore: Aty ku keni dëshirë të më shihni

Rep-artistja e njohur, Tayna, është mjaft e popullarizuar sa i përket prodhimtarisë së saj në zhanrin hip-hop.

Që nga paraqitja e saj e parë, reperja ka dëshmuar se ka talent, ndërsa secila këngë e saj po thyen rekorde.

Sidoqoftë, pas suksesit të projekteve të fundit, Tayna ka qenë duke qëndruar në Los Angeles, teksa ka shijuar pushimet.

Si duket ajo është kthyer sërish në Kosovë, pasi në një postim në rrjetin social Instagram ajo është parë në studion e producentit Cricket Music.

“Aty ku keni dëshirë të më shihni”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve.

Vlen të përmendet se “Qe Qe” është kënga e saj e fundit, që mori 11 milionë klikime në platformën YouTube.