Ardian Bujupi ndan sekuenca nga kënga e re “Zarar”

Ardian Bujupi ndan sekuenca nga kënga e re “Zarar”

Ai është ndër artistët shqiptar që ka qenë mjaft aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Bëhet fjalë për Ardian Bujupi, i cili për vite me radhë ka grumbulluar mijëra fansa të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Bujupi ka ndarë disa sekuenca të këngës së re.

“Zarar” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilën nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme të lansimit.

Përndryshe, 29-vjeçari ka thyer rekorde të shumta shikueshmërie në platformat digjitale, falë veçantisë që ka.

“Te Dua” është hiti i fundit nga artisti, që erdhi në bashkëpunim me reperin Mudi.