Bebe Rexha: Ndonjëherë pesha që duhet të humbisni, është pesha e mendimeve që të tjerët kanë për ju

Bebe Rexha: Ndonjëherë pesha që duhet të humbisni, është pesha e mendimeve që të tjerët kanë për ju

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë.

Ajo nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor që nga fillimi i vitit 2020, teksa edhe publikimi i albumit të saj të tretë është shtyrë për shkak të pandemisë globale COVID-19.

Sido që të jetë, Bebe Rexha po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe këshillat për fansat apo ndonjë fjali motivuese.


Së fundmi, 31-vjeçarja publikoi për fansat në InstaStory një thënie, e cila ka të bëjë me paragjykimet e të tjerëve, veçanërisht për peshën.


“Ndonjëherë pesha që duhet të humbni është pesha e mendimeve të të tjerëve për ju”, është thënia të cilën artistja e ndau me fansat, e që duket se pajtohet plotësisht me një këshillë të tillë.

Rexha është kritikuar disa herë për kilogramët e tepërt, por që ajo vet thotë se nuk shqetësohet nga këto komente, pasi e rëndësishme për të është të ndjehet mirë dhe vetvetja.