Ndërron jetë aktori John Hillerman

Ka ndërruar jetë aktori i njohur hollywoodian, John Hillerman.

Aktori 84 vjeçar sipas TMZ ka ndërruar jetë për shkaqe të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas një zëdhënëse nga familja e aktorit, thuhet se ai vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Houston.

Hillerman njihet për filmat e tij “The Betty White Show” dhe “Love Boat”.

Ai ka qenë i nominuar katër herë për çmimet Emmy për rolin “Magnum”.

Hillerman është edhe fitues i çmimit Globi i Artë në vitin 1982.