Ava Max publikon këngën e re “OMG What’s Happening”

Ava Max publikon këngën e re “OMG What’s Happening”

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka paralajmëruar se më 18 shtator do të publikojë albumin e saj të parë.

“Heaven and hell” mban titullin ky album, i cili do të përmbledh hitet e deritanishme të artistes por edhe këngë të reja.

Dhe së fundmi, ajo ka publikuar një nga këngët e reja të albumit, e cila titullohet “OMG What’s Happening”.

“Një nga këngët më të preferuara të albumit”, ka shkruar Ava Max në Instagram, teksa ka promovuar për fansat projektin e ri.

Albumi “Heaven and hell” do të ketë në total 15 këngë.

Vetë këngëtarja 26-vjeçare ditë më parë në një intervistë pranoi se nuk ka pasur rastin deri tash të vizitojë Shqipërinë, por që shpreson në një të ardhme të afërt të vijë për një koncert.